“Egbo të nxjerrë Tiranën kampion, nuk ka ku shkon”! Nallbani: Pastaj të largohet, i ka ecur shumë fati

Figura e njohur e Tiranës, Blendi Nallbani, ka dhënë mendimin e tij sa i përket gjendjes së bardhebluve. Duke i’u bashkuar në një farë mënyre edhe zërit të shumë analistëve që shprehen se Egbo duhet të fitojë titullin kampion, por më pas duhet të largohet sërish për të stërvitur portierët, që t’i hap vendin dikujt tjetër.

Në këtë linjë mendimi qëndron edhe Nallbani në intervistën e dhënë për “Fax Sport”. Në fjalët e ish-portierit të Tiranës vinte shpeshherë përcaktimi fat, kur përmendej arritja e Tiranës me në krye Egbon.

“Fillimisht për ta pasur të qartë edhe ju mediat, Egbo nuk më ka zënë vendin mua. Unë kisha 8 muaj që kisha ikur te Partizani për disa arsye, kur Egbo erdhi te Tirana. E kanë thënë dhe disa media të tjera dhe unë po i’u them të vërtetën.

Atëherë Egbo duhet të nxjerrë Tiranën kampion, nuk ka ku shkon. Pastaj do apo s’do të largohet, pasi Tirana ka nevojë për një trajner tjetër të mirë. Egbosë i ka ecur shumë fati deri tani, se do merrej një trajner tjetër te Tirana, po nuk erdhi. Në atë moment Halili mendoi që sa të harxhonte paratë, të merrte Egbonë deri në mbylljen e këtij sezoni.

Prandaj po them që futbolli është edhe fat, Egbosë i eci. Ishte Mema dhe mua më erdhi keq që nuk pati rezultate, se e kam mik. Nuk i eci pas disa problemeve dhe Ahmataj po ashtu. Vjen Egbo dhe siç shihet gjërat po shkojnë mirë. Gjithsesi Tirana e vendosë vetë, por për mendimin tim duhet të merret një trajner i mirë. Situata e Partizanit? E kam thënë, gabimi ndodhi që te Gega. Në asnjë vend të botës nuk hiqet trajneri që të shpalli kampion”, u shpreh Nallbani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *