Egbo kërkon të zbresë në fushë: I kemi kushtet të stërvitemi, do luajmë nga dy ndeshje në 40 gradë

Futbolli është prej disa kohësh i pezulluar dhe kjo i erdhi Tiranës në momentin kur më pak i duhej. Bardheblutë po kalonin një periudhë fantastike, duke mos njohur asnjë kundërshtar në fushën e lojës që mund t’i ndalte vrullin. Me 9 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë kryeqytetasit janë me një dorë larg titullit të 25-të të tyre, që do të ishte edhe qershia mbi tortë në këtë 100 vjetor që nga krijimi i tyre.

Për këtë temë ka folur edhe trajneri Emanuel Egbo, i cili ka dhënë një prononcim për “Sport News” në “News 24”. Ky i fundit ka shpjeguar edhe incidentin e ndodhur ditën e djeshme, ku policia largoi lojtarët bardheblu nga stadium ku ishin duke u stërvitur. Tekniku Nigerian kërkon që të nisin sa më parë seancat stërvitore në fushën e lojës, ndërsa thekson faktin se Tirana ka 3 fusha stërvitore që mund të shfrytëzohen dhe të ruhen edhe masat e sigurisë për lojtarët.

Gjithashtu Egbo vë theksin te fakti se pas gjithë kësaj periudhe pushim do të jetë vërtet e vështirë kur të rifillohet. Përpos faktit se do të ketë rënie të formës fizike te futbollistët, këta të fundit do të duhet të luajnë në një calendar të ngjeshur dhe një gjë e tillë në verë kur temperaturat shkojnë edhe 40 gradë do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme. Me sa duket trajneri i bardhebluve ka nisur të ndjejë frikë për titullin, të cilin e kishte fare pranë, por që kjo situatë mund t’ua bëjë rrugën drejt tij më të vështirë.

Karantina
Jemi si në arrest shtëpie. Nëse një sportist kalon më shumë se dy javë pushime është shumë problem pastaj. Asnjë lloj stërvitje nuk e zëvendëson atë në terren me skuadrën. Është shumë e vështirë ruash formën brenda në shtëpi. I shpjegojmë lojtarëve sesi duhet të stërviten çdo fillim jave.

Stërvitja në stadium
Është ajo që thashë më lart. Vetëm dy lojtarë të huaj kanë shkuar të bëjnë vrapime në “Selman Stërmasi”. Kjo është puna jonë. Qeveria ka lejuar disa biznese të punojnë dhe duhet ta bëjë edhe me ne. Tirana ka tre fusha stërvitore dhe mund të ndahemi në grupe në kushte shumë të mira higjenike. Duhet të qëndrojmë në formë sepse do e kemi të vështirë të luajmë. Nuk e bëjmë dot për dy javë dhe të rifillojmë sërish. Në Gjermani po stërviten të gjithë. Mund ta ndajmë me nga katër-pesë veta dhe mund të funksionojë. Lojtarët të vijnë, të bëjnë stërvitje dhe të ikin në shtëpi. Shumica në botë po stërviten dhe duke u stërvitur janë gati kur të rifillojë kampionati. Duhet të marrë një vendim qeveria dhe FSHF për këtë çështje.

Futbolli në verë
Rifillimi do të jetë i vështirë për lojtarët dhe klubet dhe temperatura do të jetë gati 40 gradë. Do të duhet të luajmë dy ndeshje në javë dhe do të jetë e vështirë. Prandaj them që klubet si Tirana që kanë kushtet duhet të lejohen të stërviten dhe policia mund të na vijë të kontrollojë sepse ndryshe është shumë e vështirë.

Titulli
Mbylljen e kampionatit e ka në dorë FIFA dhe UEFA. Nëse kampionati mbyllet nuk kemi çfarë të bëjmë.

Propozim për qeverinë
Kjo situatë do kohën e vet dhe mendoj se njerëzit duhet të kenë pak kohë për të dalë sepse po rëndohen shumë psikologjikisht. Të mbajme të moshuarit brenda dhe pjesa tjetër të ketë pak më shumë mundësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online