Efekti Gjoka! Shkëndija shfryn dufin me goleadë, vendi i parë mbetet ende larg

Ajo situatë demoralizuese në të cilën Shkëndija u përfshi në fillimin e kampionatiti duket se ka kaluar teksa sukseset e para kanë nisur të ndihen. Shpëtimi u duk tek stafi teknik dhe trajneri i ri Ernest Gjoka, pas provave që trajeri kishte dhënë në Shqiëpëri duke nxjerr për të parën herë Kukësin kampion.

Prej disa javësh edhe Shkëndija ka mundur të shoh rezultat madje në ndeshjen ndaj skuadrës së Borec, kuqezinjtë fituan me rezultatin e thellë 4-0. Tre gola e Armend Alimit dhe goli i Besart Ibraimit bën që Shkëndijën të shfry dufin e rezultateve negative. Një efekt që vjen edhe nga qetësia e trajnerit Gjoka dhe lojës organizuese të tij. Edhe pas ndeshjes trajneri shprehet i kënaqur por kërkon që skuadra të ketë kujdes për në vazhdimësi.

“Sigurisht se ky rezultat më kënaq, sepse kur fitohet dhe fitohet me më shumë gola don të thotë se gjërat kanë funksionuar mirë. Por duhet të jemi të kujdesshëm, të kemi mendjen te vazhdimësia duke pasur parasysh sa larg e kemi kreun e tabelës. Kjo kërkon gjithmonë të jemi të kujdesshëm”- tha trajneri Gjoka./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online