Efekti domino! Marash Kumbulla rrit çmimin e lojtarëve në Seria A, Italia e ka mbrojtësin shqiptar si…”vaksinë”

Nga Klaudio Ndreca

Koronavirusi u mposht, të paktën nga futbolli! Dera e stadiumeve është hapur dhe ndeshjet po vazhdojnë të luhen, ndërsa dalëngadalë janë duke u rikthyer edhe tifozët. Megjithëse nuk është tërhequr ende nga territori që pushtoi, pandemia do të vazhdojë që të lërë gjurmë në ekonominë e shteteve.

Por edhe në futboll, atje ku u fol se nuk do të ketë më shitje me shifra të majme si më parë. Gjithsesi në Itali e kanë gjetur “vaksinën” që klubet të përfitojnë mirë në aspektin ekonomikë nga shitjet e lojtarëve, Marash Kumbullën.

Ky i fundit ka vetëm një sezon te Verona dhe skuadra që e zotëron kartonin do ta shesë për 30 milionë euro në rastin më të keq, duke mos diskutuar asnjë çmim tjetër më të ulët. Me efektin domino do të rriten edhe çmimet për mbrojtësit e tjerë të rinjë në Seria A.

“La Nazione” shkruan se mbrojtësi 22-vjeçar i Fiorentinës, Nikola Milenkoviç, tashmë mund të shitet për 35 milionë euro për meritë të Kumbullës, duke e rritur ndjeshëm vlerën, teksa lojtari serb tani vlen rreth 24 milionë euro. Milenkoviç ka rreth tre sezone që luan me Fiorentinën dhe duke parë tregun nuk mund të shitet për një shifër më të ulët se ajo e mbrojtësit shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *