Edon Zhegrova ka kërkuar që të imitojë Lorik Canën, me thirrjet që ka bërë më parë kapiteni legjendar, në një moment që lojtarët shqiptarë po refuzonin Shqipërinë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Zhegrova, që shprehet se ju deshën vetëm 10 sekonda që të pranonte Kosovën.
“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem. Të gjithë këta lojtarë që nuk e pranojnë Kosovën, mua deshën vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim, sepse zemra ime rreh këtu, kështu që nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”, ka shkruar Edon Zhegrova në Instagram. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/