Edi Reja gjendet në situatën që nuk do ia uronte as rivalëve, Shqipëria humb edhe… Hysajn

Në fund të muajit shtator Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Pak javë na ndajnë nga rikthimi i kuqezinjve në fushë, por fati po punon kundër këtyre të fundit. Mbrojtja është kthyer në një repart problematik për Shqipërinë dhe Edi Reja papritur gjendet në një situatë që nuk do ia uronte as rivalëve.

Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku gjenden jashtë fushave të dëmtuar, ndërsa të njëjtin fat me ta ka pësuar edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran u dëmtua në seancën stërvitore të Lacios dhe doktori i bardhekaltërve ka komunikuar për mediat për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Hysaj ka pësuar një traumë përfundimtare të krahërorit. Rekuperimi nga një dëmtim i tillë kërkon 3-6 javë, duke bërë që mbrojtësi shqiptar të humbasë ndeshjet e Kombëtares. E si për të mos mjaftuar dëmtimet, lojtarët e përfaqësueses sonë janë pa minutat e duhura në këmbë deri më tani. Një problem shtesë ky për Edi Rejën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *