Fadil Vokrri do të jetë në Elbasan nesër në mbrëmje, për të ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Partizan i Beogradit. Një ndeshje speciale për gjithë shqiptarët dhe sidomos ata të Kosovës, ndaj presidenti Ardjan Takaj ka ftuar presidentin e Federatës së Kosovës për të ndjekur ndeshjen nga afër.
Lajmin e ka konfirmuar Federata e Kosovës, që njëkohësisht kaq sqaruar edhe lajmin e përhapur në mediat serbe se Vokrri shkon në Elbasan për shkak se është tifoz dhe ka nostalgji për Partizanin, ku ka luajtur në rini.
“Për hir të së vërtetës, të gjitha spekulimet nga mediat serbe se gjoja presidenti Vokrri do të jetë në përkrahje të klubit beogradas janë vetëm fabrikime të kuzhinave tashmë të njohura serbe dhe nuk përkojnë me realitetin. Presidenti Fadil Vokrri nga Tirana do të udhëtojë për në Londër ku më 23 tetor do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2017”, sqarohet një njoftimin e FFK-së.