Edhe Superliga e Kosovës shet lojtarë, ylli i Trepçës ’89 prezantohet në Hungari

Është në hapat e parë, por futbolli në Kosovë po ecën me hapa gjigantë, që kur Kosova është pranuar në FIFA e UEFA dhe tashmë dërgon klube në kupat e Europës.

Të gjitha klubet po investojnë dhe tashmë shumë lojtarë nga Shqipëria po shkojnë atje, jo aq për pagat e larta, sa për seriozitetin e klubeve.

Tani Kosova mund të krenohet se po fillon të shesë lojtarë, ashtu si Skënderbeu në Shqipëri, sa për të përmendur një emër, edhe pse shifrat mund të jenë goxha inferiore për momentin. Sot futbollisti më i mirë i vitit 2017, në Kosovë, Florent Hasani, është prezantuar te skuadra e re, Diosgjëri, në Hungari, aty ku aktivizohet edhe Liridon Latifi.

Hasani ishte pjesë e Trepçës 89, klub që ka marrëdhënie të shkëlqyera me Skënderbeun dhe me sa duket ka marrë leksione merkatoje, sepse ka përfituar financiarisht nga transerimi i yllit të vet në Hungari. Hasani është pjesë e rëndësishme edhe e Përfaqësueses së Kosovës U21, ndërsa së shpejti pritet të bëhet i rëndësishëm edhe në Përfaqësuesen A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *