Në Spanjë e kanë pësuar Barcelona dhe Atletiko e Madridit, ndërsa tani pa merkato për dy dritare merkatoje mund të mbetet Mançester Siti.
Klubi anglez është paditur në CAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, nga klubi argjentinas Velez Sarsfild.
Gjithçka lidhet në futbollistin 17-vjeçar Benxhamin Garë, i cili para dy vitesh kaloi te Siti, pa mbushur ende 16 vjeç.
Velez e konsideroi të paligjshëm transferimin, por FIFA i dha të drejtë Sitit, duke e justifikuar vendimin me faktin se Garë kushte pasaportë italiane.
Megjithatë, Velez ka shkuar tashmë në CAS, sepse evidenton faktin që rregullorja që ka marrë parasysh FIFA vlen vetëm për lojtarët që luajnë në Europë.