“Edhe qeni kur lidhet, i shtrohet pjata e ushqimit”! Në Maqedoni jepet 234 euro për lojtar, çfarë ndodh në Shqipëri…

“Tashmë kryeministrit nuk po i interesojnë duartrokitjet e shqiptarëve, ka kohë që nuk po i hyjnë në sy, por kërkon vetëm ato ndërkombëtare”. Ishte ky konstatimi i Sherif Kallakut, që me të drejtë reagoi për përgjigjen refuzuese në mënyrë kategorike dhe aspak të kuptueshme të kryeministrit Edi Rama sa i përket sportit.

Në një vend të gjithin informal dhe ku është çështja e fundit që mund të diskutohet dhe bëhet ndarje, sporti shihet si shtresa e vetme që funksionon si fasoneri dhe nuk deklaron pagat, të paktën sipas versionit të kryeministrit.

Ndërkohë një krahasim më të mirë të gjendjes dhe situatës mund ta bëjmë me Maqedoninë e Veriut. Niveli i dy shteteve apo edhe futbollit që zhvillohet në vendet tona, nuk kanë shumë ndryshime rrënjësore nga njëra-tjetra, madje i joni është më superior. Edhe në aspektin politik, të dyja vendeve sapo i është ofruar mundësia për t’u ulur në tavolinë dhe për t’u shqyrtuar seriozisht futja në Bashkimin Europian.

Shteti në Maqedoninë e Veriut ofron pagën minimale prej 234 eurosh për çdo futbollist të rregjistruar në shoqatën sportive. Një vend ky më i vogël se Shqipëria dhe që nuk mund të ketë një buxhet më të madh, megjithëse edhe aty ka informalitet në masë pasi nuk është vetëm një fenomen shqiptar, duke përfshirë të gjitha fushat e jetës. Ajo që duhet të shihet me vëmendje është rishqyrtimi i këtij vendimi të shtetit tonë për futbollin shqiptar, pasi kjo situatë është shumë serioze.

“Sport Ekspres” ka raportuar menjëherë pas kalimit të rasteve të para në Angli të COVID-19, duke u bazuar në mediat angleze, se shumë skuadra atje të ligave më të ulëta do të falimentonin. Dukej e largët dhe tashmë kjo gjendje po afron në Shqipëri dhe është fenomen që do të ndodhë kudo ku Koronavirusi ka mbërritur dhe ku ka më pak mbështetje.

Një dyzinë e ushtarëve të futbollit që kërkojnë të përparojnë në këtë fushë, lojtarë dhe trajnerë futbolli, për ta nisur që nga akademitë, nuk do të kenë se çfarë të dërgojnë në shtëpitë e tyre në fundin e muajit. Kjo është një situatë më shumë serioze dhe ajo që duhet kuptuar është se futbollist nuk mund të bëhet kushdo. Mbi të gjitha duhet të ketë edhe një vlerësim për ta në momente të tilla, e jo vetëm për të mbërritur në “Tribunën VIP” kur të arrihen sukseset. Pasi në fund të fundit, në krahasimin më banal, edhe qeni kur lidhet në folenë e tij, i shtrohet një pjatë ushqimi përpara. Por sportistët po dënohen sepse janë të tillë dhe vazhdojnë me këtë profesion… /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online