Partizani e ka mendjen te ndeshja me Kamzën të shtunën, ndërkohë që vjen një lajm i mirë për trajnerin Skënder Gega. Lukas Kardozo është nisur drejt Shqipërisë dhe pritet që të vihet nën urdhrat e tij.
Sigurisht do të duhet pak kohë për të marrë veten, pasi vjen nga një dëmtim që e ka mbajtur për muaj të tërë jashtë fushave të blerta. Kardozo ndodhej në Brazil ku po vijonte me fazën riaftësuese, kurse tani stafi mjekësor i të kuqve do të shohë gjendjen e tij për të programuar edhe seancat e radhës.
Nuk do të vonojë që sulmuesi të jetë gati. Vjet tregoi vlera dhe në momentin e tij më të mirë u dëmtua. Futbollisti 24-vjeçar arriti të shënojë 3 gola në 11 ndeshje, por vetëm 5 prej tyre i nisi nga minuta e parë.