Babai i Myrto Uzunit, Artan Uzuni, i ka shkruar një dedikim djalit të tij. Me lumturinë e madhe teksa sheh sukseset e njëpasnjëshme që vijnë nga futbollisti i Uznovës, ëndrra më e madhe që është plotësuar deri në këto momente është prezantimi në fushën e lojës me fanellën e Shqipërisë. Gjithashtu Artani tregon se Myrto nuk është bërë nga paratë e familjes, por vetëm nga sakrifica e madhe e tij.
“Unë jam krenar dhe mëse i lumtur, me arritjet e tua. I ke kaluar të gjitha parashikimet, e të gjithëve. Edhe të atyre që deri dje nuk besonin te ty. Edhe nëse v.des nesër, jam i kënaqur pasi mi ke plotësuar të gjitha ëndërrat që kisha për ty, veçanërisht që të pash me fanellën kuqezi, se edhe ti e kishe ëndërr atë fanellë.
Ti nuk dole nga akademitë e Europës, por nga rruga e Uznovës. Ti nuk u stërvite në fushat e tapetet e qilima, por në rrugicat me gur dhe baltat e fushave. Ti nuk u bërë nga paratë e babit, por nga vaujtjet dhe sakrifica”, shkruan Uzuni. /Sport Ekspres/