Tomas Tuheli ka folur pas fitores 2-1 kundër Kongos. Trajneri gjerman ka thënë se energjia në Kombëtaren e Anglisë është shumë pozitive. Ai është shprehur se edhe lojtarët që nuk janë grumbulluar në Botëror po e mbështesin ekipin të ecë përpara në këtë turne.
“Shpirti i ekipit është në nivelin më të lartë. Të gjithë e kuptojnë se ku ndodhemi në turne dhe çfarë duhet. Edhe lojtarët që nuk janë përzgjedhur po na shtyjnë përpara. Energjia në grup është shumë pozitive”, ka deklaruar Tomas Tuheli./Sport Ekspres/