Pas një humbje të Partizanit është shpesh herë i pritshëm një reagim nga Erion Braçe dhe një i tillë nuk ka munguar pas asaj disfate kundër Vllaznisë. Ajo penallti për shkodranët hapi shumë polemika, prandaj i ashpër ka qenë edhe kërcënimi i zv.Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Erion Braçe prej kohësh ka dalë hapur kundër FSHF-së, por sipas gazetarit Bledian Koka kjo është thjesht një tregues i mentalitetit që mandati i 3-të i qeverisë do të ketë.
Koka thekson se Braçe nuk arrin dot ta përfytyrojë futbollin si një lojë, por e sheh si një skemë të kontrolluar ku në fund është ngjyra e kuqe ajo që duhet të fitojë. Për gazetarin reagimi i zv.Kryeministrit është pasqyrimi i faktit se regjimi i partisë së tij nuk e pranon dot garën e lirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Postimi i Bledian Kokës:
Mentaliteti i mandatit te 3-te simbas E. Braçes!
Mjaftoi nje ndeshje futbolli ku ne fund nuk fitoi skuadra e pushtetit qe kryetifozi i vetshpallur publik i te kuqve, Erion Brace te shperthente ne akuza e kercenime per te cilat edhe guerrilasi me i thekur do te ndihej ne turp. Te shfrysh si tifoz eshte njera ane, ama te kercenosh si pushtetar perkundrejt qeverise futbollit eshte shantazh. “Ka Zot ka, sic ka ligj do te kete edhe drejtesi! Imunitetit te horrit po i vjen fundi”-shkruante Brace pas perballjes Partizani-Vllaznia. E para E. Brace e di se hakerrimi i tij ndaj qeverise se futbollit eshte nje 5 me hic ku ne fund fiton kjo e fundit. Betejen e nisi dikur dhe Berisha kunder Armando Dukes, dhe ne fund u terhoq qeveria sepse Shqiperia rrezikonte perjashtimin sportiv nese vazhdohej me tej. Sot jemi ne te njejtat kushte. Nga atehere dhe tani pak ka ndryshuar nga qellimi, perpos mjetit qe perdoret (ne kete rast Partizani). Vetem se kesaj here kane ndryshuar dhe aktoret dhe arsyeja. Thene kjo, ajo qe thote Brace eshte nje prelud i mendesise se Rilindjes ne mandatin e 3-te. Nga shtatori grushti i hekurt i regjimit do te behet dhe me i rende, edhe me i pameshirshem. Reagimi i E. Braces tregon se Partizani ka ndryshuar, por Beqir Balluket qe simpatizojne skuadren aspak. Ata nuk e konceptojne deri edhe futbollin si loje, por si nje skeme te kontrolluar ku ne fund fiton vetem e kuqja. Mjaftoi fiks nje ndeshje futbolli per te treguar se regjimi nuk e pranon garen, por kerkon vetem nenshtrimin dhe per kete eshte gati te perdore edhe ligjin qe nuk eshte krijuar ende per te ngushelluar humbesit e keqinj, sidomos ato te llojit E. Brace…
p.s…edhe pse penalltia…, ishte!