“Edhe gruaja ime u bë tifoze, nuk ka parë as ndeshjet e mia“, Ruci jep përshtypjet për finalen: Asnjë piktor nuk e pikturon dot

Vasil Ruci ka dhënë përshtypjet e tij për finalen e Kupës së Botës në një prononcim për emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Ish-futbollisti i njohur vlonjat ka vlerësuar personalitetin e arbitrit polak në këtë përballje kaq të rëndësishme, ndërsa sa i takon ndeshjes vrullin e saj e tregon më së miri lodhja e Varanit në fund të shtesave.

“Është e para herë që edhe gruaja ime bëhet tifoze. Nuk i ka parë as ndeshjet e mia kundër Barcelonës. Nuk ka parë asnjë ndeshje. Është për t’u admiruar, një gjyqtar nga Polonia jep tre penallti dhe nuk vajti asnjëherë në VAR. Kjo tregon personalitet. Argjentina ka cilësi për të fituar ndeshje, por nuk ka trajner për të administruar ndeshje. Në fund e tregoi Varan, një ndeshje që në fund vetëm zvarritja mbeti pa u bërë, të gjitha u bënë. Kemi parë një futboll që asnjë lloj piktori nuk e pikturon dot. Nuk ka regjisurë që ta përshkruajë këtë lloj finaleje. Jemi me fat që e shikojmë”, ka thënë Vasil Ruci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *