Partizani arriti që të fitonte kundër Dinamos dhe të kuqtë kanë mundësinë për të shkurtuar më tej diferencën me kryesuesit. Për këtë arsye, “Ultras Guerrils” kërkojnë t’i japin një ndihmë të madhe skuadrës nga tribunat.
Shumë punë do të kenë përpara pasi ekipin e Dajës e pret një malore në dy ndeshjet e radhës, që përmbyllin vitin kalendarik. Kështu Partizanit do të ndeshet ndaj Kukësit dhe e mbyll me derbin ndaj Tiranës. /Sport Ekspres/