Edhe Argjentina ka një “Toni Kros”, e shpëtojnë Roho dhe… Kroacia!

Faleminderit Roho, faleminderit Kroaci! Kjo është fjalia që duhet të thotë gjithë natën sot Argjentina, sepse në fundin e një thrilleri pa fund pikërisht ata dy emra ndryshuan historinë.

Argjentina fitoi 2-1 në fund, me golin e mbrojtësit të Mançester Junajtid, pikërisht lojtari që ndoshta as duhej të ishte në fushë, duke parë ndeshjet e shkuara. Një Argjentinë që luajti një pjesë të parë të shkëlqyer, duke shënuar me Mesin, por Nigeria barazoi në fillim të pjesës së dytë me një penallti të dhuruar nga Masçerano.

Që aty Argjentina u tmerrua, eliminimi po i peshonte së tepërmi në mendje dhe Nigeria pati shanse të mbyllte ndeshjen. Nuk e bëri dhe fati vendosi: Argjentina duhej të kualifikohej dhe ashtu si Kros për Gjermaninë, heroin e bëri Roho, me një gol ëndrrash.

Faleminderit Kroaci, duhet të thotë Argjentina, sepse ballkanasit mundën Islandën 2-1, në një kohë që luanin me shumë rezerva. Një ndeshej e madhe, raste pa fund, ishte 1-1 deri në minutat e fundit dhe një gol i Islandës linte jashtë Argjentinën. Jo, Perishiç shënoi, Kroacia dha leksion ndershmërie.

NIGERI – ARGJENTINË         1-2

Shënues: Mouzes 51′, pen. / Mesi 14′, Roho 86′

ISLANDË – KROACI              1-2

Shënues: Sigurdson 76′ pen. / Badelj 54′, Perishiç 90′

90′ ISLANDA NË SULM, KROACIA E SHTANG DHE E NXJERR JASHTË KUPËS SË BOTËS! Perishiç, në kundërsulm!

86′ ROHO, AI QË NUK E PRISTE ASKUSH, SHËNON NJË GOL MAGJIK! Edhe Argjentina ka një Toni Kros!

83′ NIGERIA HUMBET SHANSIN E ARTË! Igalo, i vetëm me portierin, por grushton Armani!

80′ HIGUAIN!!! Si zakonisht me kombëtaren, humbet raste të pabesueshme! ishte te pika e penalltisë, goditi mbi traversë!

76′ KAOS TE NIGERI-ARGJENTINË. Roho preku me dorë një top, por fillimisht e preku me kokë, ndaj VAR dhe pastaj arbitri Çakër sqarojnë se nuk kishte penallti, edhe pse Nigeria proteston!

75′ GOL ISLANDA, I SAKTË SIGURDSON! Top qendror, por portieri hidhet në krahun tjetër!

75′ PENALLTI PËR ISLANDËN! Çorluka, prekje e dukshme me dorë!

73′ Bjarnason humbet super rast. Islanda ishte me 4 lojtarë kundër 3 mbrojtësve!

70′ Argjentina e ka humbur totalisht qetësinë, edhe pse i duhet vetëm një gol.

55′ TRAVERSË ISLANDA! Gjithnjë e frikshme në lojën ajrore Islanda, i shkon dy herë pranë golit. Fillimisht Kaliniç devijon në këndore, më pas Ingason godet traversën!

54′ GOL KROACIA! Mesfushori Badelj, në zonë, godet fort dhe shënon për Kroacinë!

51′ GOL NIGERIA! Mouzes, i qetë, shënon. Nigeria barazon dhe është në këtë moment në turin e ardhshëm!

50′ PENAllti PËR NIGERINË! E pabesueshme, Masçerano mban një kundërshtar në zonë dhe VAR konfirmon, edhe pse faulli duket minimal.

MBYLLEN PJESËT E PARA! Argjentinë e bukur, një gol e një shtyllë dhe disa rreziqe të tjera, ndaj një Nigerie tepër të brishtë në sulm. Mesi më në fund është rikthyer fuqishëm, ishte pikë referimi në fushë dhe skema 4-4-2 i ka bërë shumë mirë. Ndërkaq, Kroacia duket se do pësojë gol nga momenti në moment, duke parë rastet e shumta të Islandës në 15-20 minutat e fundit të pjesës së parë. Një gol islandez nxjerr jashtë loje Argjentinën, që në pjesën e dytë duhet të shënojë sërish, por edhe Nigeria me barazim kualifikohet.

45’+2 Sërish rrezikon Islanda. Gunarson lëshon një predhë nga jashtë zone, Kaliniç devijon bukur në këndore.

41′ ISLANDA PRANË GOLIT! Finbogason rrëmbeu një top në mesfushën kroate, pasime me Sigurdson dhe më pas gjuajtje e fortë, por paksa jashtë. Me fat Kroacia tani!

33′ SHTYLLË MESI! I pafat ylli i Argjentinës! Goditje dënimi e ekzekutuar mjaft bukur nga Pleshti, portieri nigerian Uzoho prek fare lehtë dhe topi ndalet nga shtylla. Do ishte gol qetësie, sepse Islanda po dominon ndaj Kroacisë dhe po i shkon pranë golit!

32′ DI MARIA NDALET ME FAULL JASHTË ZONE! Rast i shkëlqyer, por Balogun e ndal me faull nga pas dhe nigeriani ia hedh paq, vetëm karton i verdhë!

28′ HIGUAIN, JO! Sulmuesi merr një top nga Mesi, para portierit nuk gjuan dot dhe përplaset me portierin, duke e dëmtuar.

27′ Argjentina kontrollon shumë mirë ndeshjen, ndërkohë që Islanda i shkon pranë golit ndaj Kroacisë. Si zakonisht, kros në zonë dhe një top kalon pranë vijës fatale, por askush nuk e shtyn dot në rrjetë! Sërish Magnuson rrezikon, një goditje me kokë brenda zone del jashtë. Me fat Kroacia!

20′ Asnjë gol në ndeshjen e Islandës, Kroacia po e kontrollon mirë ndeshjen!

NDËRKOHË, MARADONA!

14′ GOL ARGJENTINA!!! Më në fund gjeniu Leo Mesi! Pasim fantastik nga Banega, ai që nuk luajti ndeshjet e shkuara, Mesi futet në zonë dhe shënon me të djathtën. Argjentina në delir, Maradona në tribunë po çmendet. Megjithatë, nuk ka mbaruar asgjë, duhet fitore, ndoshta edhe disa gola!

10′ Mesi fut në panik mbrojtjen nigeriane, me një depërtim të bukur në zonë, por pasimi final i tij përplaset te një mbrojtës. Mund të rrezikonte Argjentina.

7′ Ende asnjë shkëndijë në të dy ndeshjet. Argjentina zotëron lojën dhe duket më e ekuilibruar me skemën e re. Taliafiko shkon nga mbrojtja në sulm, tenton të futet në zonë dhe gjuan, por jashtë. Gjithsesi, e bukur ideja.

1′ NISIN NDESHJET!

Standings provided by Sofascore LiveScore

Sytë janë tek Argjentina, zhgënjimi i madh i Botërorit, që gjithsesi ka ende një shans të fundit. Në dy ndeshjet e para Argjentina ka marrë vetëm një pikë dhe ka shfaqur defekte të jashtëzakonshme në aspektin mbrojtës, ndërsa ditët e fundit është folur për probleme të mëdha mes trajnerit Sampaoli dhe skuadrës, që ka kërkuar ndryshime urgjente në formacion dhe skemë.

Nga porta në sulm ka ndryshime të mëdha, edhe skema kalon në 4-4-2.

Nigeria shkëlqeu ndaj Islandës dhe tashmë është në pozicion të shkëlqyer, sepse ndaj Argjentinës mund të mjaftojë barazimi, por vetëm nëse Islanda nuk fiton thellë ndaj Kroacisë.

Nordikët zhgënjyen në ndeshjen e dytë dhe tashmë janë nën presion të madh, por kanë ende gjithçka në dorën e vet, sepse nëse fiton Argjentina, u duhet një fitore me të njëjtën sasi golash ndaj Kroacisë.

Pyetja e madhe është si do të sillet Kroacia, që është e para në grup dhe nuk ka më nevojë për pikë, ndaj sot do të luajnë shumë lojtarë stoli dhe Islanda ka një shans të artë për të marrë fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online