Yeovil Town-i ka regjistruar dje rezultatin më të thellë të kohëve të fundit, atë 29-0. Skuadra angleze ka mposhtur me rezultat mjaft të thellë Porlock-un. Kur kronometri maste minutën e 5, Yeovi-i udhëhiqte me tre gola avantazh. Ndërkohë brenda 15 minutave të para, ekipi vendas kishte shënuar plot 7 gola.
Golat e shpeshtë të shënuar kanë lodhur edhe administratorin e faqes zyrtre të rrjeteve sociale të Yeovil Town-it. Ai u ndal së njoftuari golat e shënuar pas rezultatit 20-0. Njoftimi i radhës u krye në minutën e 81-të, atëherë kur portierja Emily Hall shkundi rrjetën me një gjuajtje që nga gjysmëfusha e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/