E zyrtarizuan para kohe si trajnerin e ri të Brazilit, Ançeloti befasohet dhe u kthehet gazetarëve: Nuk e kam idenë se për çfarë flasin…

Mediat e huaja e kanë zyrtarizuar para kohe Ançelotin si trajnerin e ri të Brazilit. Sipas tyre është arritur marrëveshja dhe konfirmimi i fundit do të vijë në qershorin e këtij viti. Mediat pretendojnë se Ançeloti do të jetë pjesë e Brazilit deri në vitin 2026 dhe se këtë u ka treguar lojtarëve brazilian që ka te Reali.

Megjithatë kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, trajneri ka mbetur tërësisht i befasuar. “Brazili? Nuk di asgjë për këtë. Më besoni që nuk e kam idenë se çfarë shkruajnë në Brazil për mua, unë jam trajneri i Real Madrid”, tha Ançeloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *