E zgjidh sulmuesi i Tiranës, Shqipëria e mund Maqedoninë e Veriut në ndeshjen hapëse të turneut

Shqipëria U-17 ka luajtur sot ndeshjen e parë për turneun “Mercedes Benz Aegean Cup”, i cili zhvillohet në Turqi. Kuqezinjtë e vegjël kanë zbritur në fushë ditën e sotme kundër bashkëmoshatarëve të Maqedonisë së Veriut, ndaj të cilëve kanë fituar me rezultatin 1-0.

Edhe pse lojtarët shqiptar do të kishin lojën nën kontrollin e tyre, duke dominuar kundërshtarët, goli do të vinte në minutën e 80 të takimit. Ky gol do të mbante firmën e kapitenit Melsi Cereni, i cili është pjesë e Tiranës dhe i dhuroi kështu fitoren e parë Kombëtares kuqezi të drejtuar nga Beqiri. Ndërkohë Shqipëria ndodhet në grupin B dhe në vijim e presin edhe dy përballje të tjera, ajo me Ukrainën U-17 pas dy ditësh, si dhe ndaj Koresë së Jugut në datën 19 janar./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online