Nga Klaudio Ndreca
Presidenti i Federatës Sllovene të Futbollit, Radenko Mijatovic, ka zbuluar edhe një prapaskenë të para pak kohëve. Reja ishte një kandidatët për të marrë në drejtim këtë Kombëtare, teksa u largua Screcko Katanac.
Por trajneri që sot drejton Kombëtaren e Shqipërisë, bëri gjithçka të mundur megjithëse e dëshironte edhe vetë këtë pozicion, që roli t’i jepej Matjaz Kek. Aktualisht ky i fundit e drejton ende Slloveninë, ndërsa presidenti Mijatovic mbeti i befasuar nga përgjigja me klas që i dha trajneri italian.
“Reja është një ekspert i shkëlqyer dhe një person shumë i mirë. Kur kemi menduar për pasardhësin e Srecko Katanac, padyshim që ka qenë një nga kandidatët. Në të vërtetë ishte një kombinimin i drejtimit të ekipit bashkë me Kavcic, sepse kjo ishte ideja dhe propozimi i tij. Në fund kemi vendosur ndryshe, por kanë kaluar kohë dhe jemi në rrugë të ndryshme tani.
Më duhet të them se Reja ishte një shtysë e madhe që Matjaz Kek të merrte Kombëtaren e Sllovenisë. Në atë kohë Reja po më pyeste nëse Kek ishte gati për të na marrë ne. I thashë se nuk mundej të bëhej e mundur, pasi kishte një kontratë te Rijeka, por do të ishte zgjidhja e parë në çdo rast tjetër.
A e di se çfarë tha Reja? Nëse mund ta marrësh Kek, duhet ta marrësh atë dhe ta zgjidhësh çështjen në mënyrën më të mirë. Kjo do të thotë shumë”, tha Mijatovic. /Sport Ekspres/