E zbulon Luciano Moggi me garancinë e plotë, Gatuzo do të bashkohet me Igli Taren në sezonin tjetër

Simone Inzaghi do të largohet nga pankina e Lazios këtë verë. Ndeshja ndaj Sassuolos ditën e sotme do të jetë e fundit për trajnerin italian, i cili më pas do të jetë i lirë, në pritje të ofertave nga skuadrat e tjera. Puna e bërë nga vëllai i Pipo Inzaghit tek Lazio, mund të quhet e kënaqshme, pasi e dërgoi këtë skuadër në Champions League pas shumë vitesh.

Presidenti lacial, Lotito e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Inzaghit. Ai është pikërisht trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, i cili sot ka mundësinë të kthejë pas disa vitesh skuadrën e tij në Champions League. Sipas Luciano Moggit, Gattuso tek Napoli është e kryer dhe italiani do të fillojë punën në kryeqytet që në parasezonin 2021-2022. Pak e çuditshme kjo zgjedhje e Gatusos, i cili do të sakrifikojë garimin në Uefa Champions League, duke shkuar në një skuadër që do të luajë në Europa League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *