“E vështirë të marrësh vendim në këtë moshë”! Osmani i drejtohet Halilit: Tani je gati për diçka të re

Tefik Osmani ka reaguar në lidhje me dorëheqjen nga futbolli i luajtur të Grent Halilit. Djali i presidentit të Tiranës la futbollin në moshën 23-vjeçare, ndërsa vetë klubi njoftoi se do të jetë pjesë e administratës. Drejtori sportiv i bardhebluve ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shkruan se 13 vite i përfshirë në botën e këtij sporit i kanë mjaftuar Halilit për të përjetuar të mirat dhe të këqijat e tij.

“Të marrësh vendim në këtë moshë është shumë e vështirë. Kush ka vuajtur në futboll e njeh edhe të keqen, edhe të mirën. 13 vite futboll besoj dhe mendoj që ti i ke provuar të dyja. Tani je gati për diçka të re”, janë fjalët që Tefik Osmani i drejton Grent Halilit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *