Guardiola ka pësuar sot humbjen e 8 në 10 ndeshjet e fundit. Një statistikë të cilën trajneri katalanas e has për herë të parë në karrierën e tij. Pas humbjes dramatike në derbin e sotëm kundër Manchester United-it, Guardiola është shfaqur i dorëzuar në konferencë për shtyp. Ai ka deklaruar se nuk po arrin të gjejë dot një zgjidhje dhe ka pranuar faktin se nuk po bën një punë të mirë të Manchester City këtë sezon.
“Unë jam bosi. Unë jam menaxheri. Më duhet të gjej një zgjidhje dhe nuk po e gjej dot. Nuk jam mjaftueshëm i mirë. Është kaq e thjeshtë. Nuk po bëj mirë, kjo është e vërteta. Por kjo ndodh, kështu është futbolli. Le të vazhdojmë përpara”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/