E veçantë/ Të gjitha verdiktet që u mësuan nga java e gjashtë e Kategorisë Superiore

1-            Një hap përpara! “La Casa de Papel” ishte goditja më e madhe e “Selman Stërmasit”

Tirana-Partizani u mbyll në rezultatin 1-2, por një derbi i tillë shkon gjithmonë më shumë sesa rezultati. Ajo që bën jehonën më të madhe është tifozeria, sidomos në një stadium të stërmbushur si ai i “Selman Stërmasit. Banderolat e Tiranës kanë shkaktuar shumë polemika dhe e tejkaluan kontekstin sportiv. Kur flasim për këtë lloj të aspektit, më e goditura është padyshim ajo banderol që është më shumë në pjesën sportive, por njëkohësisht që nuk i humbet kuptimi edhe pas 90 minutave loje, jo vetëm kur shpalosen përpara nisjes së ndeshjes. Ajo flamur i valvitur në krahun e Partizanit ishte vërtet një ide e thjeshtë në dukje, por shumë e goditur. Pikërisht me filmin që ka rrëmbyer një shikueshmëri të jashtëzakonshme në botën mbarë, “La Casa de Papel”. Një mesazh i nënkuptuar ku ashtu si edhe në personazhin kryesor të këtij filmi, “profesori”, ka llogaritur gjithçka dhe është gjithmonë një lëvizje para rivalit. Pavarësisht situatës që mund t’i shpëtoj nga duart dhe t’i dalë jashtë parashikimit, edhe kjo e ardhur në raste shumë të veçanta, në fund ka vetëm një përfundim…fituesi!

2-            Tërmetet përfunduan në Shqipëri, Flamurtari ndieu lëkundjen “5 ballë” në…Ballsh!

Ai ankth i qytetarëve shqiptarë me tërmetet e frikshme që kapluan Shqipërinë ka marrë fund. Por pavarësisht kësaj, Flamurtari e ndieu një lëkundje “5 ballë” në vendin që shquhet për lëkundjet sizmike të zakonshme. Në Ballsh tronditjet e para të mëdha nisën që në pjesën e parë, atje ku rezultati përfundoi në shifrat 3-0. Spektakli do të përmbyllej në 45 minutat e dyta, me Bylisin që vazhdon të jetë një surprizë e madhe e 6 javëve të para. Pa hequr asnjë meritë të fituesit, duhet të përmendet fakti se vlonjatët janë të dorëzuar pa kushte. Një humbje e tillë tashmë nuk mund të ketë më justifikime. Dikur kërkohej pushimi i parë i Kombëtareve që të vinte edhe reagimi i Flamurtarit, pasi lojtarët duhej të njiheshin me njëri-tjetrin. Por tashmë po vijnë edhe pushimet e dyta të Kombëtareve për ndeshjet e tetorit dhe situata nuk ka ndryshuar aspak, për të mos thënë se ka shkuar edhe më keq.

3- “Vjen Kallaku, ka festë”. Teuta provon shijen e parë të vërtetë ndaj Kukësi

Teutës i rikthehet Kallaku, por njëkohësisht edhe festa e madhe. Ekipi i drejtuar nga ana e Bledi Shkëmbit ka provuar shijen e parë të vërtetë të fitores. Më parë ia kishin dalë, por vetëm ndaj ekipeve që nuk janë pretedentente për fitimin e titullit kampion. E kuptueshme kjo, pasi nuk kishin pjesë në ekip lojtarin më kryesor, Sherif Kallakun. Pas një dëmtim të gjatë futet në fushën e lojës dhe arrin të gjejë golin e fitores për durrsakët. Një festë legjetime dhe që i kushton kartonin e verdhë. Faktikisht ky lojtar është vetëm 21-vjeç, por duket sikur ka edhe 10 vite më shumë eksperiencë mbi shpatulla. Një Teutë e frikshme dhe që të luftojë për pozicionet e para të renditjes, e ka detyrim që të luajë me Kallakun.

4- Kush tha që lojtari i 12-të nuk shënon? Në Shkodër bëri 4 gola ndaj Skënderbeut

Një problem i madh te Vllaznia ishte gjetja e golit. Sa shumë javë dhe ekipi i Jonuz nuk kishte shënuar më tepër se një gol. Madje edhe ajo e ardhur nga një goditje në distancë e Hygor, që me shumë mundësi, nëse përsëritej sërish, nuk mund të realizohej dy herë. Atëherë Vllaznia do të kishte tifozët në stadium, ndërsa në përballjen ndaj Tiranës do të vinte edhe dënimi për sportdashësit. Këta të fundit u rikthyen në takimin ndaj Skënderbeut, megjithëse nuk e kishin stërmbushur stadiumin. Por ndonjëherë mjafton edhe pak, vetëm pak shtysë dhe energji, që Vllaznia të dalë nga vetja. 4 gola me Skënderbeun nuk i kishte pritur asnjë te stafi i shkodranëve, prandaj teza se lojtari i 12-të nuk mund të shënoj, bie menjëherë poshtë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online