E veçantë/ “Qetë, qetë”! Po humbisnin 0-3 kundër Barcelonës, Simeone i kërkonte ekipit që të ulte ritmin pasi kishte frikë nga shkatërrimi

Atletiko Madrid ka humbur në shifrat 0-3 ndaj Barcelonës. Pasi arriti të kalonte më tej në Champions League duke eliminuar Interin, skuadra e Simeones u kthye në La Liga duke marrë një rezultat negativ.

“Qetë, qetë”. Kështu iu drejtua Simeone lojtarëve të tij, teksa rezultati ishte në shifrat 0-3. Trajneri i kërkoi skuadrës që të ulte tempin pasi kishte frikë nga një shkatërrim në përballjen me katalanasit. /Sport Ekspres/