Sa shumë kohë që ekipet shqiptare nuk zbrisnin në fushën e lojës, qoftë edhe për një stërvitje. Për këtë arsye edhe fusha stërvitore e Tiranës ishte e pushtuar nga pulat. Para pak minutash ka zbritur edhe ekipi i bardhebluve për të bërë përgatitjen e parë në grup, për rifillimin e Superiores.
Puna e parë që u përballë trajneri Egbo ishte dëbimi i pulave, për t’u treguar se nuk do të jenë më aq të qeta si më parë, pasi futbolli u kthye. Menjëherë pasi e ka përmbyllur me sukses përcimin e mesazhit, tekniku i bardhebluve ka vendosur edhe piketat për nisjen e stërvitjes. Gjithashtu në pamjet e treguara nga “Fan Zone” shihet kontrolli dhe zbatimi i protokollit nga ana e Tiranës, ku para hyrjes në stërvitje ka matje të temperaturës, përdorim të maskave, por edhe dizinfektimi i topave të futbollit. /Sport Ekspres/