Edhe pse zakonisht thuhet se asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka një mendim tjetër. Yjet e shumtë të Napolit po marrin oferta nga skuadra të mëdha dhe presidenti De Laurentiis tundohet t’i shesë ato. Aktualisht në fokus janë sulmuesi Victor Osimhen dhe porteri Kalidou Koulibaly.
Koulibaly ka edhe një kontratë njëvjeçare me Napolin, por zgjatja e kontratës së tij ende nuk është diskutuar, që do të thotë se lojtari mund të largohet falas në fund të sezonit, dhe senegalezi gjithashtu ka dëshirë të largohet këtë verë dhe shpreson që klubi do ta shesë.
Megjithatë, Spalletti kundërshton shitjen e lojtarëve të tij më të mirë dhe siç njoftoi Corriere dello Sport, trajneri italian është gati të japë dorëheqjen “në sekondë” nëse klubi heq dorë nga Koulibaly duke vendosur ultimatum. /Sport Ekspres/