E veçantë/ Minutat kur tundet rrjeta, ja kur Partizani dhe Tirana mund të shënojnë

Derbi dhe ndeshja më e rëndësishme e kësaj fundjave për javën e gjashtë të Superiores  është ajo mes Tiranës dhe Partizanit. Një vëmendje e madhe nga të gjithë tifozët shqiptarë, që duan të shohin një ndeshje të ndezur në fushë dhe në tribunë.

Por kur mund të festohet një gol? Nëse marrim për bazë minutat kur kanë shënuar këto dy ekipe gjatë këtij sezoni, atëherë dalim në përfundimin: “Partizani nuk shënon në këtë gjatësi kohore: “0-15, 30-45, 45-60 dhe 75-90”.

Dy golat e të kuqëve janë shënuar në periudhën e minutave 15-30 dhe 65-70 që ka shënuar një gol. Pra Partizani nuk mund të befasojë menjëherë portën e kundërshtarit dhe kërkon pak kohë nga hyrja në fushën e lojës.

Ndërkohë sa i përket Tiranës, janë tre periudha kohore më të preferuara (30-45, 45-60 dhe 75-90). Sa i përket bardhebluve, nuk kanë arritur të shënojnë asnjëherë në minutat 0-15, 15-30 dhe 65-75. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online