E veçantë/ Me Arsenalin tallen edhe vetë tifozët e topçinjëve, festojnë kur pësojnë golin e katërt

Arsenali po vazhdon me paraqitjet negative në nisje të këtij sezoni, ndërsa tifozët e topçinjëve duket se e kanë marrë me shumë sportivitet. Tërësisht të dorëzuar për shkakun se në skuadër nuk ka emra të mëdhenj që mund të bëjnë diferencën, fundi është i ditur për ekipin e drejtuar nga Arteta.

Tre ndeshje dhe tre humbje, për më tepër që nuk kanë arritur ende të realizojnë golin e parë në “Premier League”. Për këtë arsye tifozët e Arsenalit kanë shpërthyer në festë kur skuadra e tyre ka pësuar golin e katërt, që u shënua nga Manchester City me Rodri. Pasi panë që nuk kishin asnjë shpresë për të festuar me ekipin e tyre, mbështetësit e Arsenalit ndryshuan ngjyrat për një moment duke u tallur edhe me vetë situatën e klubit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *