E veçantë/ Lojtari gjerman humbi ndeshjen në “Europa League”, kishte për të dhënë provimin në shkollë

Një rast tërësisht i veçantë ka ardhur te Bajer Leverkusen. Talenti 17-vjeçar Florian Wirtz nuk mund të ishte pjesë e ndeshjes së “Europa League” kundër Slavias Pragës. Në këto kohë të fundit janë duke shtuar së tepërmi rastet me histori që po shkruhen duke i besuar futbollistëve në ekipin e parë që në një moshë të vogël, ku më parë as nuk mund të mendohej një gjë e tillë.

Një prej tyre ishte edhe Wirtz i cili u la jashtë skuadrës për shkakun se kishte një provim për të dhënë. “Ka punë më të rëndësishme se futbolli të enjten”, u shpreh trajneri i skuadrës. Një situatë e ngjashme ka ndodhur më parë me Kai Haverz që do të humbiste takimin në “Champions League” kundër Atletiko Madrid pasi duhej të përmbushte detyrime në shkollë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *