E veçantë/ Ishte vetëm minuta e 19 e takimit, arbitri fton portierin e Kukësit që të mos vonojë lojën

Kukësi është duke u ndeshur me Erzenin në takimin që do të shtyhej për në ditën e sotme. Rezultati vazhdon të jetë në shifrat 0-1 falë golit të Bashës në minutën e 17. Ky i fundit u tregua fantastik me goditjen e tij në portë, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar.

Ndërkohë dy minuta më vonë, gardiani i Kukësit do të shkelmonte topin. Tafas ka marrë jo pak kohë për ta dërguar sferën në lojë dhe ishte arbitri që e ftoi për të mos e vonuar më tepër lojën, megjithëse ishim vetëm në minutën e 19. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *