E veçantë/ Fanella e Marash Kumbullës vlen shumë, del në shitje si yjet botëror

Jemi mësuar shpesh që yjet botërorë të futbollit të përdorin popullaritetin dhe famën e tyre për të siguruar të ardhura nëpërmjet fanellës së tyre. Por këtë herë duhen harruar emrat e mëdhenj si Ronaldo apo Mesi, teksa ajo që u del në shitje është fanella e Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me paraqitjet e tij në fushën e lojës në këtë sezon debutues në Serie A, ku është kthyer edhe në një symbol te Verona.

Klubi Italian ka zgjedhur pikërisht lojtarin kuqezi për të nisur një fushatë për mbledhjen e të ardhurave, të cilat do të shkojnë në ndihmë të spitaleve të qytetit të Veronës. Fanella e Kumbullës duket se vlen shumë dhe kjo po shfrytëzohet për të këtë qëllim human, duke dhënë kështu ndihmën e tij në këtë luftë kundër Covid-19. Në një video të shpërndarë nga skuadra veroneve Kumbulla shfaqet duke thënë se ka vendosur në ankand fanellën e tij të firmosur dhe i fton të gjithë tifozët të japin ofertën e tyre./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online