E veçantë/ Duka komenton përgjigjen që i dha Braçes: Ishte gol që bëra nga 50 metra, e dimë se çfarë letrash shkruan

Nga Klaudio Ndreca

Armand Duka ka bërë një intervistë të gjatë për “Fan Zone” gjatë ditës së sotme, ku ka diskutuar shumë pika sa i përket situatës së fundit të Koronavirusit, që ka prekur edhe futbollin. Të gjitha fjalët e thëna janë të raportuara në lajmet e mëparshme në faqen tonë, ndërsa për të risjellë edhe njëherë idenë, janë ndihmuar nga Federata skuadrat e privatizuara. Ndërkohë për klubet e tjera, është thënë se nuk mund të mbushen buxhetet e bashkisë, pasi këto të fundit e kanë për detyrë të japin po njësoj rrogën e tyre për lojtarët.

Gjithashtu në emision është bërë edhe një kuitz i shkurtër me disa pyetje që u titullua: “Gol apo autogol”. Atje Duka do të përgjigjej shkurtimisht sesi i cilësonte këto çështje në gjuhën e futbollit, ndërkohë ajo që bie në sy ishte përgjigja për deklaratat ndaj Erion Braçes, pas akuzave të shumta që vazhdojnë të hidhen nga zëvendës kryeministri i Shqipërisë.

FSHF kërkon para nga qeveria?

“Mendoj se kam bërë detyrën, nuk kisha qëllim të bëj as autogol dhe as gol. Kam kërkuar që qeveria të bëj detyrën e saj për njerëzit e saj. Ata janë qytetarë njësoj si të bizneseve të tjera që janë mbyllur. Në formën si e ke shtruar ti pyetjen është autogol”.

Reagimi i Dukës për Braçen

“Për sa kohë që përgjigjet në emër të qeverisë shqiptare, një njeri që nuk bën asgjë pozitive që gjen kohën vetëm për të hedhur baltë, nuk shoh ndonjë gabim. Pastaj thotë edhe që do bëj letra ankese dhe do ia çoj FIFA-s. Nuk është hera e parë që shkruan letra të tilla, ne e dimë shumë mirë, se ai është anti-Duka dhe ka bërë fushatë për këtë gjë. Në këtë rast unë e quaj jo gol, por super gol nga 50 metra”.

Federata e parë që jep ndihma

“Jemi konsultuar me specialistët në Federatë, kemi gjykuar gjatë dhe kemi menduar mirë. Mendoj se jemi të vetmit këtu”

Pagesë më e madhe se e vetë qeverisë

“Gol apo autogol? Kam bërë detyrën” /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online