E veçantë/ 6 tifozë shqiptarë heronjë dhe -3 gradë, kështu Kosova i ndezi shpresat në Estoni

Kosova ka arritur të fitojë një përballje që ishte “e dënuar” për të marrë tre pikët, në transfertën ndaj Estonisë. Me rivalin që pretendohet të jetë më i dobëti i grupit, është arritur fitorja në rezultatin 1-2.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është se pas kësaj fitore, shpresat e femrave dardane rriten shumë për një kualifikim të mundshëm në Europian. Të parët do të kalonin vendaset në avantazh, por gjithçka do të përmbysej me dopietën e Ukës.

Pas kësaj ndeshje, Kosova numëron 6 pikë dhe gjendet në vendin e dytë së bashku me Rusinë dhe Slloveninë. “Sport Ekspres” raporton edhe një të veçantë nga stadiumi ku u zhvillua kjo përballje. Femrat e Kosovës nuk janë lënë vetëm. Do të ishin 6 tifozë shqiptarë, që preferojmë t’i quajmë heronjë, të cilët guxuan edhe të sfidonin kushtet atmosferike për të përkrahur Kosovën.

Nuk ishin temperaturat më të mirat e mundshme, pasi bëhej fjalë për -3 gradë celcius në momentin që është zhvilluar ndeshje. Madje nga ajo që sigurojmë, është se edhe vetë lojtaret dardane janë habitur se kishte disa njerëz në mbështetje të tyre në stadium, pavarësisht numrit. /Sport Ekspres/