E veçanta te Bylis-Flamurtari, e shkuara dhe e tashmja do të masin forcën në Ballsh

Superiorja do të rikthehet këtë fundjavë për të kompletuar xhiron e gjashtë të kampionatit. Megjithëse vëmendja kryesore është e kthyer nga derbi i kryeqytetit, në fushën e lojës do të zbresin edhe ekipet e tjera, në ndeshje të cilat pritet të vendosin shumë për gjendjen e këtyre skuadrave.

Një ndeshje e tillë është edhe ajo mes Bylisit dhe Flamurtarit, ku do të shihet nëse ballshiotët do të tregojnë se gjendja e deritanishme nuk ka qenë thjesht një surprizë dhe se do të garojnë seriozisht për objektiva europiane apo nëse qëllimi i tyre është një dhe i vetëm, qëndrimi në elitë. Ndërsa vlonjatët duhet t’i harrojnë këto 5 javë të para në Superiore dhe të zgjohen për të nisur betejën për të dalë nga zona e rrezikut ku aktualisht ndodhen.

E shkuara anohet nga Flamurtari, të cilët në 13 përballjet e fundit kanë humbur vetëm një herë kundër Bylisit, madje edhe kjo i përket ndeshjes për Kupën e Shqipërisë dhe vlonjatët luanin në shtëpinë e tyre, ndërsa në transfertë nuk kanë dalë pa pikë nga Ballshi. Megjithatë e tashmja flet për ekipin e Bylisit, që me lojën e zhvilluar këtë sezon kanë treguar nivel, duke dalë me kokën lartë edhe ndaj ekipeve pretendente të Superiores./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online