“E uroj me shpirt që Duka të zgjedh një shqiptar pas meje”! Reja kritikon edhe Skukën: Kur nuk ka topin, nuk shfaq interes për ndeshjen

Trajneri i Kombëtares ka folur sa i përket të ardhmes dhe mënyrën sesi dëshiron që ta shoh Shqipërinë. Menjëherë pas miqësores së djeshme me Arabinë Saudite, në një intervistë për “RTSH Sport”, Reja ka thënë se dëshiron që një trajner shqiptar ta zëvendësojë te kuqezinjtë. Ndërkohë sa i përket performancës së lojtarëve të Superiores, nuk mungoi një kritikë për Skukën.

“Bulku ka bërë shumë mirë. Kam qenë me të në Kroaci dhe i kam ndjekur nga afer ndeshjet e tij ku humbi me Kroacinë dhe fitoi me Suedinë.  Unë mendoj se është një nga ata që mund të jetë gati pë të marrë drejtimin  e Kombëtares. Kur unë të mbyll kapitullin do ta propozoj. I duhet pak eksperiencë. por mendoj se është gati.

Giovanni Colellan, që drejton skuadrën e vendit të parë në Shqipëri, e njoh. Është një trajner shumë i përgatitur dhe ka eksperiencë. Me vjen mirë që trajneri i kryesuese të kampionatit dhe ai i Kombëtares janë italianë. Edhe Armand Duka është i orientuar drejt trajnerëve italianë, por mendoj se ndoshta kur unë të largohem, ai duhet t’i besojë një trajneri shqiptar. Po punojmë në këtë aspekt, për të rritur sa më shumë nivelin dhe vlerat e trajnerëve shqiptarë.

Sipas meje, kur unë të mbyll punën këtu, trajneri i ardhshëm do të jetë shqiptar dhe këtë e uroj me gjithë shpirt. Jam i sinqertë dhe jam i sigurtë për atë që them dhe bëj. Duka dëshiron që të rritet niveli i skuadrave shqiptare dhe në të ardhmen mund të ketë trajnerë shqiptarë që vijnë në skuadrën e parë dhe ky është mendimi dhe besim im. Jam i bindur se një gjë e tillë do të ndodhëbrenda pak vitesh.

Balaj dhe Roshi kanë një eskperiencë të madhe me Kombëtaren dhe vlerat e tyre janë sigurisht më superior krahasuar me lojtarët e rinj.  Kemi luajtur ndaj një skuadre që merr pjesë në Botëror, por nuk është se Arabia më bëri përshtypje të madhe. Muçolli është një djalë që e ndjek prej kohësh dhe besoj se do të jetë i grumbulluar edhe në ndeshjen tjetër. Skuka ka cilësi të mira, karakter, punon shumë mirë, por punon vetëm në funksion të topit, sepse kur nuk e ka topin nuk ka interes shumë për lojën.  Mbrojtja në përgjithësi u soll mirë edhe pse do të kisha dashur të kisha parë pak më shumë siguri, sepse mua më pëlqen më shumë ta sulmojmë kundërshtarin e jo të tërhiqemi. Por këto janë situate taktike që do t’i rishikojmë. Kam besim se ndeshjen e ardhshme do të bëjmë mirë”, tha Reja. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *