E turpshme është ajo që ka ndodhur në ndeshjen mes Bajernit dhe Interit në Ligën e Kampionëve. Sadio Mane “luan volejboll“ në zonë, teksa ngre duart lart dhe devijon trajektoren e topit. Gjyqtari i takimit lejon lojën të vazhdojë, por pas konsultimit me VAR shkon të shohë vetë pamjet në monitor.
Megjithëse ishte e dukshme prekja e topit nga ana e Manesë, kryesorit të takimit i është dashur një kohë e gjatë për të parë pamjet dhe në fund ka marrë vendimin e pakthyeshëm. Për çudi, nuk ka penallti. Lojtarët e Interit ndihen të vjedhur dhe shkojnë të kërkojnë llogari pranë aribtrit, ndërsa ky i fundit u jep edhe arsyen e çuditshme. “Asgjë, thjesht vuri duart para fytyrës“, ishte ajo çfarë dallohej nga lëvizjet e buzëve dhe mimika e gjyqtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/