E turpshme/ Riberi i shfryn nervat ndaj gjyqtarëve, pritet dënimi në Itali

Nuk mjafton ajo eksperiencë e madhe që ka Riberi dhe që e sjellë te Fiorentina. Kur vjen puna për të administruar nervat e një rezultati zhgënjyes, sulmuesi francez nuk mundet të përmbajë veten.

Kjo u pa në takimin mes Fiorentinës dhe Lacios e mbyllur me rezultatin 1-2. Tërësisht e turpshme sjellja e tij ndaj gjyqtarit të takimit. Për shkak të disa pakënaqësirave në gjykim ka ardhur edhe kërkesa e llogarisë edhe me dhunë fizike nga Riberi. Tashmë ajo që pritet është dënimi për këtë sulmues nga ana e Federatës Italiane të Futbollit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *