E turpshme/ Del ana më e errët e Mikel Artetas, po shante familjarët e trajnerëve dhe lojtarëve të Portos

Edhe pse Arteta shumë shpesh sillet si zotëri në stol dhe gjatë konferencave për shtyp, pas ndeshjes ndaj Portos, trajneri i të ekipit portugez zbuloi anën e errët të specialistit spanjoll.

Skena ku Conceincao kërcënon Artetën me gisht pas ndeshjes së dytë të fazës së 1/16 mes Arsenalit dhe Portos u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Sergio Conceicao zbuloi se Arteta e ofendoi atë dhe kolegët e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Pikërisht kjo është arsyeja që pas ndeshjes, trajneri i Portos nuk i dha dorën Artetas, por i dërgoi kërcënime serioze me gisht.

Domethënë, gjatë gjithë ndeshjes, kryetrajneri i Arsenalit shau dhe ofendoi familjet e trajnerëve dhe lojtarëve portugez në spanjisht, të paktën kështu pretendon Conceincao.

“Arteta ofendoi familjen time. Unë i thashë që personi që ai ofendoi nuk jeton më. Le të kujdeset për të trajnuar më mirë ekipin e tij”, shpjegoi Conceincao. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/