Aubameyang ishte afrimi i Chelsea kur drejtohej nga Tuchel. Por me largimin e këtij të fundit, sulmuesi hasi vështirësi. Potter ka preferuar në jo pak raste Brojën duke e lënë Aubameyang në stol.
Me dëmtimin e shqiptarit, Chelsea ka bërë afrime të shumta në merkaton e dimrit në repartin e sulmit. Potter vendosi që ta linte Aubameyang jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar në Champions League.
Këtë vendim nuk ia kishte komunikuar Aubameyang që e mësoi para ndeshjes së mbrëmjes me Fulham. Futbollisti e mori fillimisht si një shaka, por kur e kuptoi seriozitetin e situatës, u trondit. Ai ka kërkuar shpjegim Potter dhe ky i fundit nuk ia ka dhënë. Tifozët e Chelsea e konsiderojnë të turpshme këtë sjellje të trajnerit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/