E trishtë/ E nisi me Vllazninë dhe luajti me Shqipërinë, 24-vjeçari Borshi lë futbollin

Një moment i trishtë për futbollistin e dalë nga akademia e Vllaznisë, Ergi Borshin. Ky i fundiit ka njoftuar së fundmi largimin nga futbolli, megjithëse është vetëm 24-vjeç. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Borshi tregon sesi është shuar një pjesë e tij, me këtë vendim që erdhi kundër dëshirës së tij.

E gjitha lidhet me një dëmtim që ky lojtar ka pësuar dhe nuk e la të luante edhe me Veleçikun që ishte pjesë në këtë sezon. Gjithashtu ky futbollist ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në grupmoshat e reja, por tani largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Postimi i plotë:

20 Prill 2013. Kjo ishte ndeshja ime e parë ku nisi një rrugëtim i vështirë,i lodhshëm, por jashtëzakonisht i bukur duke ndjekur ëndrrën që kisha që në rrugicat dhe lagjet e Shkodrës. Kundër fatit nuk mund të luftojmë pavarsisht dëshirës tonë. Sot një pjesë e imja u shua bashkë me endrrën. Zyrtarisht sot dhe pse pa deshirën time largohem nga futbolli dhe dua te falenderoj të gjithë trajnerat e mi, ato që besuan dhe që nuk besuan tek unë, gjithë shokët që fitova nga ky sport, gjithë tifozat dhe qytetet ku jam ndjerë si në shtepinë time. Ju falenderoj ju miqtë e mi për mbështetjen që më keni dhënë çdo moment të mirë dhe të keq. Falenderoj familjen time që më mbështeti gjithe këto vite në çdo rast në çdo nevoj i jam shume borxhli dhe mirënjohës.

Zoti ju bekoftë miq edhe njëherë FALEMINDERIT nga zemra.

Sinqerisht Ergi Borshi

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online