Manchester United ka prekur fundin! Pavarësisht ndërrimeve të trajnerëve, rezultatet janë po aq dëshpëruese. Ten Hag provoi shijen e hidhur teksa u mposht me shifrat 4-0 në transfertën e Brentfordit. Kritika të mëdha kanë ardhur nga Gary Neville, që nuk merret me trajnerin, por me lojtarët.
“Këta lojtarë dëshmuan me tre trajnerë të ndryshëm se nuk punojnë aq fort në fushë sa kundërshtarët me të cilët përballen. Prej sa kohësh kemi thënë se puna e palodhur e mposht talentin në futboll kur talenti nuk pasohet nga puna e palodhur?
Ata kanë probleme të mëdha dhe kështu ka qenë për 12 muaj. Askush nuk i ndihmon dot, disa njerëz mund të thonë se nuk meritojnë asnjë ndihmë. Ata duhet të ndihmojnë veten. Sot pamë një fund të ri dhe duket se Manchester United është dukshëm në gjendje ta thellojë atë”, u shpreh Neville. /Sport Ekspres/