“E tregova që nuk i përkas kontejnerit të mbeturinave”, Muller i hakmerret trajnerit të Bajernit që nuk e vlerësoi

Nga Klaudio Ndreca

Thomas Muller, mes sekreteve të Bajernit për të mbërritur te Champions League, Bundesliga dhe Kupa e Gjermanisë, pra te një tripletë e fituar, meritat i takojnë edhe një asi nën mëngë. Gjithmonë duke thyer letrat e kundërshtarëve dhe për të mbyllur lojën, duke treguar saktësisht se është mëse i nevojshëm për bavarezët. Ajo që duhet theksuar është se Bajerni vuajti një krizë të madhe në drejtimin e Niko Kovac. Pas një humbje me shifrat 1-5 ndaj Frankfurtit erdhi shkarkimi i tij. Teksa gjigandët gjermanë i drejtonte Kovac, Muller nuk e shihte fushën e lojës, duke krijuar iluzionin e një perëndimi të karrierës.

Por ndeshjet e mëvonshme e treguan se ky futbollist ka ende për t’i dhënë arenës europiane. Në një intervistë emocionale për “Sky” pas finales së fituar ndaj PSG, Muller dërgon fjalë edhe për ata që nuk e vlerësuan. “Ne ia dolëm duke u ngjitur nga poshtë-lartë. Ishte vërtet e vështirë për mua që të isha jashtë 11-shes në 6 ndeshje rresht, si ndodhi në periudhën e Kovaç. Disa lojtarë ishin të lodhur, unë isha gati fizikisht, punoja shumë dhe sërish mbetesha jashtë formacionit. Sigurisht që tani jam i lumtur që e tregova e nuk i përkas kontejnerit të mbeturinave, por kam ende diçka në këtë sport. Sekretet tona? Jo shumë! Ne vuajmë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Mentaliteti është i jashtëzakonshëm, cilësia e madhe dhe sigurisht, Nojerin në portë”, u shpreh Muller. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *