“E tmerrshme, ndihmuam përhapjen e COVID-19”! Kapiteni i Atalantës ndien peshën e fajit për tragjedinë italiane

Italia është në zi prej pandemisë Covid-19, ndërsa Bergamo së bashku me rajonin e Lombardisë janë zonat që vuajnë më tepër pasojat e virusit vdekjeprurës. Kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, ka treguar së fundi se një arsye pse qyteti i tij ndodhet në këtë situatë sot është edhe ndeshja që klubi i tij luajti në Champions League kundër Valencias. Ishin plot 45 mijë tifozë të bergamaskëve në “San Siro” atë natë, që përkthehet në 1/3 e banorëve të qytetit Italian, i cili sot numëron një numër të lartë të infektuarish dhe viktimash.

“Të luanim ato ndeshje ishte e tmerrshme, sepse në atë kohë nuk kishte ende shumë raste dhe askush nuk e kishte shumë idenë se çfarë po bënte ky virus. Ne nuk dinim mirë për ashpërsinë dhe përhapjen, kështu që nuk kishte asnjë dimension të marrë për atë që mund të ndodhte. Spanja ishte si ne më parë, shkuam në Valencia dhe nuk pati kontrolle, ata ishin të qetë. Tani është vendi i dytë në Evropë me më shumë infeksione. Unë mendoj se situata në Bergamo sot, duke qenë një nga vendet më ngjitëse, mund të ketë të bëjë me faktin se ajo ka një nga spitalet më të mira në rajonin e Lombardisë dhe shumë njerëz vijnë këtu, por edhe me faktin që ne luajtëm me Valencian. Këtu janë 120 mijë banorë dhe atë ditë 45 mijë shkuan në San Siro. Ishte një lojë historike për Atalantan, diçka unike, dhe ishte e çmendur”, ka thënë Papu Gomez./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online