E thotë edhe i pagabueshmi i merkatos, Broja kalon testet mjekësore me klubin e ri

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Armando Broja do të largohet përfundimisht nga Çelsi. Sulmuesi shqiptar ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin te Bërnlej. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka raportuar se Broja ka përmbushur me sukses pjesën kryesore të testeve mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizimi në orët e ardhshme.

“Armando Broja ka kompletuar pjesën kryesore të testeve mjekësore në Bërnlej, marrëveshja e kryer me Çelsin”, ka shkruajtur Fabricio Romano në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/