E thonë në Greqi/ Fountanis refuzoi stolin e Luftëtarit, kështu erdhi edhe trajneri i ri i Marantas

Pas një nisje shumë të dobët në kampionatin shqiptar, Luftëtari ka kërkuar trajner të ri teksa në 3 javët e para nuk mori asnjë pikë. Disi e kuptueshme kjo, pasi bluzinjtë kishin shumë probleme në nisjen e sezonit dhe kurrsesi nuk mund të vinte një shkëlqim i rastësishëm.

Në këtë mënyrë drejtuesit e Luftëtarit kërkuan një trajner në tregun grek. Fillimisht dëshira ishte për të marrë ish-teknikun e AEL, 57-vjeçarin Elias Fountanis. Ky i fundit ka dhënë një përgjigje negative, duke refuzuar të marrë skuadrën shqiptare duke parë momentin e vështirë në të cilin ajo ndodhet.

Pas këtij refuzimi erdhi edhe marrëveshja me trajnerin e ri që është zyrtarizuar në ditën e premte, Jorgos Marantas. Trajneri 45-vjeç ka nënshkruar kështu për herë të parë në karrierën e tij me një ekip që ndodhet në elitën e futbollit, pasi nuk ka shumë eksperiencë me CV-në që paraqet. Ky është lajmi që vjen nga mediat greke, duke zbuluar kështu edhe më tepër detaje rreth marrëveshjes së bluzinjve pas largimit të Duros. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *