E thonë në Ganë/ Kobina largohet nga Tirana, do të përfitojë më mirë financiarisht

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat në Ganë që raportojnë për largimin e Kobina nga Tirana. Futbollisti që u kthye në kryeqendër të vëmendjes mediatike për telashet e hapura pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare nuk do të jetë pjesë e bardhebluve.

“Ghanasoccernet” shkeuan se Kobina do të largohet për të nënshkruar me një tjetër skuadër jashtë Shqipërisë pasi fiton më mirë në aspektin financiar. Për momentin nuk bëhet i ditur emri i klubit, por pritet që sot të vijë edhe leja që Kobina të udhëtojë në destinancionin e ri. Atje do të kryejë edhe testet mjekësore dhe njëkohësisht ku do të zhvillohet biseda e fundit për lidhjen e marrëveshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *