“E them nga zemra”, djali i Igli Tares nuk ka dyshime për Kombëtaren: Nga Italia, Gjermania dhe Shqipëria ndihem më shumë shqiptar

Etien Tare ka qenë i pranishëmë një intervistë me Alban Musakun në studion e “ABC e mëngjesit” në “ABC Neës”, ku ka folur ndër të tjera edhe për temën e Kombëtares. Megjithëse ka të drejtë të zgjedhë të përfaqësojë një prej Italisë, Gjermanisë dhe Shqipërisë, 19-vjeçari nuk ka aspak dilema për fanellën që dëshiron të veshë në të ardhmen. Djali i drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tares, ka pohuar se ndihet më shumë shqiptar dhe me dëshirë të madhe do të pranonte të vishej kuqezi. Megjithatë ai pranon se për të mbërritur në këtë pikë, duhet të rritet ende profesionalisht.

“Nga zemra të them: “Po“. Është një dëshirë e imja. Do të jetë shumë kënaqësi për mua të luaj për Shqipërinë. Por tani Kombëtarja e Shqipërisë është një nivel shumë i lartë dhe duhet të arrish me sakrifica atje. Tani është shpejt të flasim për të. Por nga zemra them po. Nga Italia, Gjermania dhe Shqipëria, unë ndihem më shumë shqiptar. Kështu që me 100% do vij me Shqipërinë“, ka deklaruar Etien Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online