E si mund të ndodhte ndryshe? Laleci hapi listën me 8 emra, Nwabueze pëlqen largimin në Turqi

Nga Klaudio Ndreca

E keni vendosur për ta “boshatisur” Superioren tonë? “Në fakt kam 8 emra në listë aty edhe përpara Muçit të Tiranës”, do të shprehej për “Sport Ekspres” trajneri i Menemesporit, Laleci. E në këtë listë të madhe, nuk kishte sesi të mungonte sulmuesi i Laçit, Nwabueze.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke së fundmi, ky futbollist është në objektin kryesor të Menemesporit. Një delegacion e ka parë vetë nga afër Nwabuezen teksa luante me fanellën e Laçit në Superiore. Raporti i dërguar te vetë trajneri ka qenë pozitiv, duke sygjeruar mbylljen e marrëveshjes.

Nga ana tjetër thuhet se edhe vetë lojtari ka shfaqur pëlqimin e tij dhe e ka mirëpritur ofertën e Menemesporit. Një sinjal i qartë që rruga e Nwabuezes me Laçin do të ndahet në verë, ndërsa u përfol që një gjë e tillë mund të ndodhte që në merkaton e janarit, por drejtuesit kurbinas duhet të bëhen gati për të gjetur një tjetër zbulim. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online